Këngëtari e braktisi në skenë me shprehjen “m*t”, flet Besa për herë të parë

Showbiz

Kengetarja Besa Kokëdhima është përballur me një situatë jo shumë të këndshme natën finale të The Voice.

Ajo u detyrua që të merrte vetë “timonin” për të kaluar incidentin e shkaktuar nga këngëtari Elinel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Besa ishte duke performuar këngën e saj të re “Mos m’le me ra”, me bashkëpunëtorin e saj, Elinel, i cili harroi tekstin e këngës dhe la vetëm në skenë këngëtaren dhe pasi u largua tha “m*t”.

Elinel reagoi pas incidentit me një status në Instagram duke shkruar:

Të gjithë juve që ju zhgënjeva, ju kërkoj ndjesën më të sinqertë, më së shumti Besës të cilën e braktisa në skenë në atë mënyrë. Për një moment nuk m’u duk vetja aq i denjë ta ndaja skenën me të. Është e vërtetë që supozohet të jem unë ai që dhuron emocione, mirëpo në këtë rast ndodhi e kundërta; ishin ato që më pushtuan mua.”

Megjithatë, Besa duket se e kaloi me sportivitet.

Ndonjëherë ndodhin gjëra të këqija, por ne duhet t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetri”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Instagram.

ME TE LEXUARAT