Nga Turqia në “Çadrën e Lirisë”, ja çfarë deklaron “armiku” i Sali Berishës

Aktualitet

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia është rikthyer në Shqipëri pas një periudhe qëndrimi në Turqi.

Mbrëmjen e sotme ai ka qenë prezent në “Çadrën e Lirisë”, por ka qëndruar shumë pak pasi në natën e Tropojanëve, kishte vetëm 17 persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi ka ikur, Haxhia ka shkruar një status në profilin e tij ku ka përdorur dhe nota ironie:

Isha i "ftuar" sonte ne Çadren e Lirise meqe ishte nata e patrioteve te mij Tropojane.Por çfare te shof.Na ishin mbledhur rreth 17 veta.Thashe me vete me mire po ike se me kaq veta nuk rrezohet dot "Kryeplaku " i katundit tim ne Tropoje e jo me Edeskobari siç e quan Kryeministrin ai qe enderron ta rrezoje..

Me ngeli pishman qe nuk hengra nga pilafi i Fahri Balliut ,por me thane qe eshte i zene ne programe te Tv..Heren tjeter besoj takohemi”, ka shkruar ai në profilin e tij.

ME TE LEXUARAT