Rama zbulon emrin: Kë do emëroj ministër të Brendshëm nëse fitoj në 25 qershor

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar emrin e parë në qeverinë e ardhshme. Ndërsa ka folur për policinë si institucioni më i besuar i shqiptarëve, Rama tha se Fatmir Xhafaj i zëvendësuar nga ministri teknik Dritan Demiraj do të vazhdojë punën e tij si ministër i Brendshëm pas 25 qershorit.

Ai nuk ka dhënë përgjigje nëse do bëjë koalicion me LSI-në pas zgjedhjeve por tha se timoni duhet të jetë vetëm dhe më pas bashkëudhëtarët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Do bëni koalicion me LSI-në pas zgjedhjeve nëse do ju duhen votat e saj?

Unë mendoj që këto zgjedhje janë me rëndësi historike sepse themelet që kemi hedhur tani kanë nevojë të konsolidohen.

Policinë e Shtetit ta bëjmë sicc e kam premtuar para 4 vitesh një polici në standardet e BE-së.

Policia që të mos korrë më kanabis…

Është institucioni më i besuar i shqiptarëve sot. Shqiptarët janë më të menccur dhe mjaftueshmërisht instiktiv për të kuptuar ccfarë është politikë dhe çfarë është realitet.

Do të vazhdojë Fatmir Xhafa?

Po patjetër do vazhdojë.

Pra Xhafaj do të jetë ministër pas zgjedhjeve.

Po.

Jeni gati të bëni koalicion postzgjedhor me LSI?

Është një garë që secili ka korsinë e vetë. Ne kërkojmë votën për timonin.

ME TE LEXUARAT