Akti i parë pas rizgjedhjes, Basha thërret në takim 43 deputetët e zgjedhur të PD

Politikë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka thirrur në një mbledhje të 43 deputetët e sapo zgjedhur të opozitës.

Takimi është kërkuar të zhvillohet në orën 11:30, teksa temë e bisedës do të jetë nisja e përgatitjes për legjislaturës e ardhshme si dhe diskutimi për fushatën e votimeve të 25 qershorit.

Pas takimit me të zgjedhurit e rinj, kryetarët e PD-së në rrethe do të kenë një tjetër takim në selinë blu. Njoftimi është bërë prej sekretarit organizativ Eno Bozdo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë takim do të diskutohet mbi hapat që do të ndiqen pas përfundimit të zgjedhjeve për kryetarin e PD-së, si dhe riorganizimin e strukturave.

ME TE LEXUARAT