Dëshmia drithëruese e vjehrrës së 27-vjeçares së mbytur në Vlorë: Lanë tre jetimë, ja çfarë më tha Manuela...

Aktualitet

Në familjet e viktimave të Vlorës, Manuela Maraj, 25-vjeçarja Xhoana Cani dhe djalin nga Tetova, Benjamin Ferati, ku humbën jetën tragjikisht nga dallgët, dhimbja është e madhe.

Mësohet se 27-vjeçarja, jetonte së bashku me të shoqin dhe dy fëmijët e saj 9 dhe 4 vjeç në një pallat në lagjen “Pavarësia” që prej tre muajsh. Mbarime Maraj, vjehrra e Manuelës dhe gjyshja e Xhoanës, nuk mundet t’i mbajë lotët për këtë tragjedi të ndodhur në familjen e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vetëm pak ditë më parë, Manuela më tha se kishte gjetur një vend shumë të mirë për plazh. Kishin shkuar në Zvërnec për plazh dhe duke eksploruar zonën kishin gjetur edhe këtë vend që paska qenë i mallkuar. Manuela më ka lënë dy fëmijë jetimë, më ka lënë djalin, burrin e saj. Edhe mbesa ka lënë një fëmijë të mitur. Kjo është një tragjedi shumë e madhe për familjen time që nuk gjej fjalë ta përshkruaj”- thotëajo për “Panorama”.

Ajo rrëfen gjithashtu se dhimbjet në familjen e saj ishin prej vitesh, kur në ’97-ën i kishin vrarë të birin.

Gjithashtu, e mbytur nga dhimbjen, e moshuara në emër të familjes së saj, i kërkon ndjesë familjes së 24-vjeçarit nga Tetova, i cili sipas saj vdiq si hero për të shpëtuar jetën e dy vajzave.

 

ME TE LEXUARAT