Përndjek ish të dashurën dhe e mbyll për 3 orë në një banesë, arrestohet 39 - vjeçari

Aktualitet

Një 39 - vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi ka përndjekur dhe mbajtur në një banesë duke e dhunuar fizikisht ish të dashurën e tij.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Neritan Pipa, 39 vjeç, banues në Shkodër, emri i të cilit është i njohur për Policinë pasi më parë është dënuar nga autoritetet italiane për veprën penale "Trafikim të lëndëve narkotike".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë.

Përndjek ish të dashurën dhe e mban pa dëshirë në një banesë.

Policia arreston 39 vjeçarin.

Shërbimet e policisë të D.V.P. Tiranë, arrestuan shtetasin :

- Neritan Pipa, 39 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë në shtetin italian për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike").

Ky shtetas, tek "Kodra e Diellit", ka përndjekur dhe mbajtur pa dëshirë, në një banesë, për më shumë se 3 orë, duke i ushtruar dhe dhunë fizike ish të dashurës, shtetases M.T., 27 vjeçe.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Përndjekja" dhe "Trafikimi i personave të rritur", parashikuar nga nenet 121/a dhe 110/2 të Kodit Penal./LAJMIFUNDIT.AL/

ME TE LEXUARAT