Gjeti forcën të shkruante për vdekjen e Adelës, balerina shqiptare: Më fal se po tregohem egoiste

Showbiz

Shkrime dhe dhimbje vazhdon të përcillen për Adelën, gazetaren bukuroshe e cila humbi jetën këtë të djelë nga një atak kardiak.

Pas shumë ditësh, reagon një mike e saj shumë e mirë, balerina e njohur Isida Mollaymeri.

Një dedikim prekës bëri edhe e cila ka publikuar vazhdimisht momente që kanë kaluar bashkë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo ka shkruajtur në një postim në Instagram gjithcka ka menduar për të, duke shprehur hapur dhimbjen për largimin që në moshën 31-vjecare.

“Adel do doja shumë të tregoja dicka tani, kam dicka në shpirt që më duhet të ta them patjetër…Në fakt po ta tregoj me atë timen se po shoh një yll që shkëlqen më shumë se të tjerët… e ti je ai ylli e sigurt se te telenovela që ti bëje shaka se unë e shoh përditë prej Flamures gjasme ,Kushi thot që njerzit që vdesin kthehen në një yll që na ndricojnë nga lart…

Ti e di unë gjithmonë I tregoj gjërat se më duket sikur lirohem ,dhe do vazhdoj ta bëj,e ti si gjithmonë do më dëgjosh e di … Kam ardhur shumë herë kam qarë tek ti por kurrë se kisha menduar që do të të qaja ty … Duhet ti them dhe faleminderit nga zemra të gjithë njerzve që më kan shkruar për ty,po nuk kam pasur fuqi ta bëj ,a e di sa bukur më kan shkruar,a e di sa shumë janë???

Më duhet dhe të mbaj premtimet që i them mamit e miqve tanë se nuk do qajmë me … Të gjith më thonë se sështë mirë për ty të postoj video – foto se sje e qet , e as për mua sështë mirë … E besoj ktë gjë plotësisht po as vet se di pse veproj ndryshe.U premtoj të gjithve se nuk do postoj me por prap shoh cdo foto tonën e cdo video që kemi bërë…

Më duket sikur kshu të kam më afër,më duket sikur kshu e largoj të vërtetën… Më fal se ndoshta po tregohem egoiste që po bëj atë që më bën të ndihem më mirë në vend që të bëj atë që duhet e që na e thonë njerzit që na duan …E di që ti do që ne të përballemi me të vërtetën sepse ti e bëje gjithmonë ktë…

Të gjith flasim me njëri – tjetrin dhe e gënjejmë se sdo qajmë më se do bëhemi mirë e se do bëhemi të fortë për ty,po secili nga në është strukur në guackën e tije dhe me atë mënyrën e vet mundohet të sillet sikur është mirë… po unë e di që prap forcën për tu ngritur e për të mbajtur prentimet do na e japësh prap ti… të dua my A…”

https://www.instagram.com/p/BbAoNPgBa5g/

ME TE LEXUARAT