Prostituta 27 vjeçare rrëfen punën e saj: Jo gjithçka e bëja për para, kisha edhe klientë 80-vjeçar

Showbiz

Një libër dedikuar prostitutave është publikuar së fundmi nga Andrea Werhun, 27 vjeçarja nga Toronto.

Titulluar “Modern Whore”, që e përkthyer (në mënyrë të moderuar) në shqip do të thotë “Prostituta moderne”, e reja ka bashkëpunuar me regjisoren Nicole Bazuin. Në këtë libër, ajo ka qëllim të hedh tutje disa paragjykime mbi punonjëset e seksit, njohur edhe si ‘eskortë’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Andrea rrëfen se përgjatë dy viteve që ka punuar si prostitutë ka shkuar me qindra klientë dhe një pjesë e tyre kanë qenë të moshuar, deri edhe 80-vjeçarë.

Për një orë ajo fitonte 200 deri në 300 dollarë. Por jo gjithçka e bënte për para.

“Nuk kompleksohem dhe as pendohem për atë që kam bërë. E kam shijuar seksin me klientët, sigurisht edhe pagesën”, thotë ajo.

Këshilla e Andreas për të gjitha vajzat që punojnë në këtë industri është që të flasin dhe të tregojnë historitë e tyre. “Kështu shoqëria do t’i pranonte më shumë”, shprehet ajo.

ME TE LEXUARAT