Si u gjet i vrarë në makinë vëllai i Arben Ndokës, policia: Kishte armë me vete

Aktualitet

Aleksandër Ndoka, 48 vjeç, vellai i ish-deputetit te PS Arben Ndoka, është gjetur i ekzekutuar në makinën e tij në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës. Policia thotë se ka marrë një telefonatë rreth orës 04:25 dhe është njoftuar për atentatin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendngjarje është konstatuar trupi i pajetë i Aleksandër Ndokës në automjetin e tij tip “Mitsubishi”. Policia ka thene se viktimakishte edhe arme me vete.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që për kapjen e autorit, ose autorëve të saj në mbështetje të policisë lokale janë dërguar edhe dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

ME TE LEXUARAT