62-vjeçari i bërë "tapë" humb kontrollin e mjetit dhe përplas tre makina të parkuara në Elbasan

Aktualitet

4 makina janë përfshirë në një aksident në Elbasan, pasi drejtuesi i mjetit tip “Mitsubishi” në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me 3 mjete të tjera të parkuara.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit "Mitsubishi", shtetasin Nuri Allkja, 62 vjeç banues në Elbasan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan,

bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit:

 Nuri Allkja, 62 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji” është kapur në flagrancë nga shërbimet e  Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” në gjendje të dehur dhe ka përplasur tre mjete të parkuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT