Basha takim "kokë më kokë" me aleatët, çfarë do vendoset një ditë para protestës

Politikë

Një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita në Tiranë, kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur mbledhjen me aleatët në selinë e PD.

Në takim janë thirrur të gjithë aleatët e PD, ndërsa pritet të diskutohet plani dhe mënyra e organizmit të protestës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu në mbledhje marrin pjesë edhe Monika Kryemadhi bashkë me Petrit Vasilin dhe Endrit Braimllarin.

PD ka marrë leje nga policia e Tiranës për një protestë 4 orarshe e cila do të nisë në orën 12:00.

Për mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen rreth 1500 forca policie.

ME TE LEXUARAT