"Duhet të shkoj në tualet", si u arratis i riu nga ambientet e Gjykatës. "Blindohet" Gjirokastra

Aktualitet

Një person i arrestuar pak kohë më parë nga policia e Sarandës është arratisur nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër, pak minuta para se të niste seanca gjyqësore.

"LajmiFundit.al" mëson se është arratisur 24-vjecari Saimir Ahmeti, i akuzuar për "përndjekje".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ahmeti ka kërkuar të dalë nga salla e gjyqit me pretekstin se do shkonte në tualet për nevoja personale.

Aty i ka kërkuar policit që e shoqëronte ti heqë prangat, dhe menjëherë e ka shtyrë atë dhe është arratisur.

Arratisja e të riut ka ngritur në këmbë blutë e Gjirokastrës, të cilët kanë ngritur postblloqe të shumta me qëllim kapjen e tij./LAJMIFUNDIT.AL/

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:50 i ndaluari Saimir Ahmeti, 24 vjeç, banues në fshatin Vanë, Delvinë, ka mundur të largohet nga ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, ku ishte i shoqëruar nga shërbimet e Policisë së Burgut Sarandë. Shërbimet e Policisë së Burgjeve nuk kishin kërkuar masa mbështetëse nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për siguri shtesë, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore. Shërbimet e Policisë së Shtetit në Gjirokastër sa morën njoftim janë angazhuar maksimalisht për kapjen e shtetasit Ahmeti.

ME TE LEXUARAT