Mblidhet grupi i PS, zbulohen porositë e Ramës për deputetët

Politikë

Përpara mbledhjes së grupit parlamentar të PS, mësohet se Rama i ka dhënë disa porosi.

Sipas “News 24”, Rama fillimisht ka paralajmëruar analizat 6-mujore të çdo ministrie, për të pare se ku është puna e qeverisë deri më tani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po të njëjtat burime, pohojnë se socialistët janë nxitur që të ndjekin me vëmendje çështjen e financimit rus për Partinë Demokratike, në këmbim të lobimit në favor të saj.

Nga ana tjetër, në mbledhjen e grupit, deputeti Taulant Balla mësohet të ketë prekur edhe çështjen e akuzave të Partisë Demokratike në adresë të deputetit Alket Hyseni, për çështjen e pronave në Dhërmi.

Ai mësohet të ketë thënë se deputeti Hyesni duhet të sqarojë situatën e tij. Porosi u është dhënë edhe deputetëve të tjerë socialistë për t’u shpërndarë nëpër zona, dhe që të jenë aktivë, dhe pse zgjedhjet lokale janë pothuajse një vit larg.

ME TE LEXUARAT