LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet Stresi dhe një shoku i tij, ja akuza ndaj tij

Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar këngëtarin Stresi, me emrin e tij Arkimend Lushaj, dhe një shokun e tij, Kujtim Përshpalaj.

Sipas policisë ata janë kapur në flagrancë teksa konsumonin lëndë narkotike .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata janë arrestuar në një pikë bastes në rrugën “Ali Pashë Gucia”, ndërsa po konsumonin kokainë.

Më date 13.04.2018 nga ana e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në kushtet e flagrancës i shtetasve:

– Arkimed Lushaj, 30 vjeç, banues në Tiranë

– Kujtim Pershpalaj, 34 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit :

– A. V., 30 vjeç, banues në Tiranë

– J. B., 28 vjeç , banues në Njesinë Administrative Laç

– L. P., 31 vjeç, banues në Tiranë

Procedimi ndaj shtetasve të lartpërmendur është kryer pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të forcës së posaçme “Shqiponja”, në një lokal bastesh sportive në rrugën “Ali Pashë Gucia” janë kapur në kushtet e flagrancës shtetasit e mësipërm duke konsumuar lëndë narkotike brenda në lokal.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese amballazhi brenda të cilës kishte një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar e llojit kokainë, një pjatë porcelain ku sipër saj kishte një sasi pluhuri me ngjyrë bardhë dhe dy karta karburanti.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “ Prodhim dhe shitje e lendëve narkotike në formën e mbajtjes” “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallzim krimi”, te parashikuara nga nenet 283/1, 285/a dhe 300 te Kodit Penal për shtetasit e mësipërm.

ME TE LEXUARAT