Çfarë i ka ndodhur pas arrestimit të riut që qëlloi me armë në mes të Vlorës, ja dyshimet e familjarëve

Aktualitet

Të tjera detaje janë publikuar nga ngjarja që ndodhi vetëm dy ditë më parë në Vlorë. Një person i identifikuar si Besmir Ngjela, 31 vjeç hapi zjarr në një lokal, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Ngjarja ndodhi në zonën e “Sahatit”, pranë Postës, ku autori u konfliktua me një person, doli nga lokali dhe më pas u rikthye me armë zjarri tip Kallashnikov. Më pas 31 vjeçari u arrestua nga policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa në media kanë qarkulluar këto foto që shihni të të riut vlonjat. Ai është shfaqur me hundë të fashur dhe dhëmbë të thyer. Ndërkohë lidhur me situatën e 31 vjeçarit familjarët pretendojnë se ai është dhunuar nga disa policë.

ME TE LEXUARAT