Ky baba shtrihet çdo ditë në një varr të hapur me vajzën e tij të vogël. Arsyeja do t'ju copëtojë zemrën

Bota

Historia që po tregojmë tani është shumë e trishtë, ajo flet për një baba me emrin Zhang Liyong, një fermer nga Kina, i cili ka shpenzuar të gjitha paratë e tij për shërimin e së bijës, sepse ajo lindi me një sëmundje shumë të rrallë të gjakut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetëm dy muaj pas lindjes vajza e tij Xinlei Zhang u diagnostikua me talaseminë kongjenitale, shkruan ShkodraNews. Është një çrregullim i trashëguar i gjakut i karakterizuar nga nivele të reduktuara të hemoglobinës në gjak.

Babai, në tentativë për të kuruar fëmijën e tij kërkoi më shumë se njëqind mijë juanë, të gjithë të afërmve dhe miqve të tij, janë më shumë se katërmbëdhjetë mijë dollarë.

Për burrin, shpenzimet janë bërë të papërballueshme, pasi me punën e tij ai nuk fiton më shumë se katërqind dollarë në muaj. Pavarësisht nga çdo gjë që ky burrë bëri për fëmijën e tij, mjekët e njoftuan familjen se Xinlei nuk do të kishte shumë kohë për të jetuar.

Prindërit u shkatërruan, ata nuk mund ta pranonin këtë lajm tragjik. Në fund, megjithatë, Liyong i shpenzoi të gjitha kursimet për të bërë një varr për fëmijën, ku tani, çdo ditë, ai qëndron aty poshtë me vajzën e tij, madje qëndron atje me të për orë të tëra, shkruan ShkodraNews.

Ai dëshiron që të përpiqet ta konsiderojë atë të vdekur dhe dëshiron të përpiqet të kuptojë që herët a vonë vajza e tij do të largohet përgjithmonë.

E gjithë bota e ka mësuar atë që ky njeri po bën për vajzën e tij dhe të gjithë janë prekur nga historia e tij.

Qëndrimi i këtij babai është të sigurohet se kur të vijë ajo ditë tragjike, Xinlei nuk do të frikësohet.

Ai dëshiron të përpiqet dhe të mësohet me vdekjen. Nëna gjithashtu pajtohet me sjelljen e tij.

Këto janë histori që lotët nuk ndalin! Ne i dërgojmë një përqafim të ngrohtë kësaj familje të vogël fatkeqe.

ME TE LEXUARAT