Ministri gjerman: Hapja e negociatave, sinjal inkurajues

Politikë

Ministri gjerman për Europën, në Zyrën Federale për Punë të Jashtme, Michael Roth, e sheh integrimin si një sinjal inkurajues për të rinjtë.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am zonntag”, Roth tha se hapja e negociatave do të jenë një sinjal inkurajues për njerëzit, veçanërisht për të rinjtë në Shqipëri dhe Maqedoni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por sipas ministrit gjerman çelja e negociatave është vetëm hapi i parë i një rruge të gjatë që e pret Shqipërinë.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian është ende e gjatë dhe për çdo hap ka një kusht të qartë. Pra, çështja e hapjes së negociatave nuk ka të bëjë me pranimin e menjëhershëm, por është hapi i parë drejt një rruge të gjatë”, tha Roth.

Sipas ministrit gjerman, reforma në drejtësi e nisur në Shqipëri do ta çojë vendin përpara dhe procesi i pranimit në BE është mundësia më e mirë për të vëzhguar punën e qeverisë në plotësimin e kushteve.

“Procesi i pranimit për në BE është mënyra më e mirë për të parë përpjekjet e qeverisë shqiptare në plotësimin e kushteve”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT