Piktori turk bën namin me Skënderbeun në Turqi, artisti thyen mitin

Showbiz

Një artist mjaft i talentuar turk, Atanur Dogan gjatë një aktiviteti artistik të zhvilluar në Universitetin e Arteve, ka treguar se koha kur Turqia pushtoi Shqipërinë, tashmë i përket së kaluarës.

Dogan ka prezantuar veprën e tij të preferuar të cilën e ka realizuar në nder të “Vitit Jubilar të Skënderbeut”, ku duket qartë edhe portreti i këtij të fundit.

Piktori turk ka thënë se në këtë mënyrë ai ka dashur të tregojë se e ka kuptuar rëndësinë që figura e Heroit tonë Kombëtar ka për Shqipërinë, pavarësisht historisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë jam një njeri i zakonshëm i rritur dhe shkolluar në Turqi. E di që ju jeni shumë të ndjeshëm ndaj figurës së Skënderbeut, çdo vend është në të drejtën e tij të mbroj kulturën, historinë dhe figurat përfaqësuese. Situatat në atë kohë ishin që Skënderbeu të luftonte Perandorinë Otomane si kjo e fundit pushtoi shumë vende. Le ta respektojmë historinë”, ka thënë Atanur Dogan.

ME TE LEXUARAT