Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për turistin e humbur

Aktualitet

Polombarët e RENEA-s vijojnë kërkimet në grykën e Skuranës në lumin Erzen, për gjetjen e trupit të 20 – vjeçarit Xh.S.

Prej orës 08.00 të ditës së sotme, polumbarët e Renea-s kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të 20 - vjeçarit, i cili dyshohet se është mbytur ditën e djeshme në lumin Erzen, në vendin e quajtur Shpella e Pëllumbasit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kërkimet  nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në në grykën e Skuranës, në një terren shumë të vështirë. Është devijuar një pjesë e lumit me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor dhe shumë i thepisur. Krahas kërkimeve nga polumbarët e Reneas, një grup punonjësish police të Stacionit të Polcisë Farkë, kanë vijuar krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Gajtë kërkimeve nga Polumbarët e Renea-s, ka qenë i pranishëm edhe vëllai i shtetasit që dyshohet i mbytur.  Deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 20 vjeçarit. Kërkimet po vijojnë.

https://www.facebook.com/lajmifundit.al/videos/1771970472859424/

ME TE LEXUARAT