Shkarkohen 36 punonjës, reagon për herë të parë FSDKSH

Aktualitet

Shkrirja e strukturave që kanë të bëjnë me monitorimin e spitaleve ka sjellë shkarkimin nga puna të 36 punonjësve nga 54 të janë gjithsej.

Por në një reagim Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor thotë se kjo strukturë ishte fryrë artificialisht dhe ristrukturimi i saj ishte i nevojshëm për të rritur efikasitetin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarate e FSDKSH lidhur me ristrukturimin e struktures se Fondit, pjese e se ciles eshte edhe dega e Fondit ne QSUT

Fondi: Fryrje artificiale e strukturave, ristrukturim për më shumë efikasitet

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor sqaron se ky institucion ka nisur procesin e ristrukturimit, per shkak se nder vite, struktura ishte tejet e fryre dhe joeficiente.

Ristrukturimi i Fondit u kthye ne domosdoshmeri per arsye se ne funksionimin e kesaj strukture kishte detyra e kompetenca te mbivendosura, pra e njejta pune kryhej nga disa persona ne sektore apo drejtori te ndryshme, konstatuar dhe nga autoritetet kontrolluese ne raportet e tyre.

Gjithashtu kishte mospërputhje mes përshkrimit të punës dhe pozicioneve të krijuara, çka bënte që shumë pozicione të mos kishin ngarkesë reale pune dhe që struktura të rëndohej artificialisht.

Per keto arsye u rishikua struktura dhe numri i punonjesve me vendim te Keshillit Administrativ te dates 25.09.2017.

FSDKSh garanton se me kete ristrukturim, jo vetem nuk eshte cenuar sherbimi ndaj qytetateve, por struktura eshte me efikase pasi nuk ka me mbivendosje funksionesh.

Me kuader te ristrukturimit, nje pjese te funksioneve te drejtorise se Fondit ne QSUT i kane kaluat drejtorise qendrore.

Ne jemi te angazhuar qe cdo punonjës qe preket nga ky ristrukturim te mos cenohet, si dhe te trajtohet ne zbatim te plotë dhe rigoroz të Kodit të punes dhe akteve ligjore ne fuqi.

ME TE LEXUARAT