Aksidentohet makina me refugjatë gjatë ndjekjes nga policia, 5 viktima

Bota

Të paktën pesë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të dielën, pasi një makinë që po transportonte 14 njerëz u aksidentua ndërkohë që po ndiqej nga agjentët e Rojes Kufitare në Teksasin e Jugut. Makina dyshohej se po trafikonte njërëz.

Sipas autoriteteve, makina humbi kontrollin dhe u rrokullis në autostradën Teksas 85, ndërkohë që po levizte me shpejtësi prej 160 kilometrash në orë, duke nxjerrë jashtë me forcë shumicën e pasagjerëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia kufitare tha në një deklaratë të dielën në mbrëmje se dy makina të tjera kishin udhëtuar së bashku me makinën e aksidentuar më parë gjatë ditës.

Një agjent dyshonte se ata po merreshin me "kontrabandë", thuhej në deklaratë pa dhënë hollësi të tjera mbi incidentin.

Incidenti ka ndodhur në një kohë kur janë rritur tensionet mbi trajtimin e imigrantëve në kufirin jugor.

Administrata e Presidentit Trump ka thënë se politikat e ashpra të imigracionit, madje edhe ndarja e fëmijëve nga prindërit e tyre, janë të nevojshme për të penguar hyrjen e paligjshme të imigrantëve në vend.

ME TE LEXUARAT