Anila Çela braktis “Vizion Plusin”? Reagon për herë të parë moderatorja

Showbiz

Javët e fundit televizionet shqiptare janë përfshirë nga një lëvizje e vrullshme e gazetarëve duke kaluar nga njëri televizion tek tjetri. Vetëm pak ditë më parë qarkulloi lajmi se edhe moderatorja e njohur Anila Çela do të braktiste ekranin e “Vizion Plus” dhe do të zhvendosej në televizionin “Top Channel”.

Madje sipas këtyre burimeve u përfol se Anila do të merrte drejtimin e emisionit “Pasdite në Top Channel”, duke zëvendësuar kështu gazetaren Juli Krisafi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo nuk e ka konfirmuar lajmin se do të largohet nga “Vizion Plus”, dhe ka thënë se momentalisht nuk do të tregojë asgjë për planet e së ardhmes.

“Aktualisht nuk do doja të jepja informacione mbi planet e vazhdimësisë së punës në televizion. Nëse do të kem lajme që dua ti ndaj me publikun do informoj”, është shprehur Anila.

ME TE LEXUARAT