Rishfaqet Lulzim Basha: Rama-Veliaj, aferë kriminale me Teatrin Kombëtar

Politikë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha eshte bere i gjalle pas nje mungese ne publik per disa dite. Ai e e konsideron aferë dhe grabitje kriminale nga Edi Rama çështjen e Teatrit Kombëtar. Sipas Bashës, në këtë aferë do të vidhen pronat publike për kulla të larta të financuara nga paratë e krimit dhe drogës.

Deklarata e kreut te PD, Lulzim Basha:

Sot opozita mbrojti interesin publik dhe parlamentarizmin. Parlamenti duhet të përfaqësojë interesat e popullit dhe jo të mafies së ndërtimit, krimit dhe drogës. Por Edi Rama e ka të vështirë të bëjë dallimin midis batakut mes të cilit kalon gjithë kohën dhe parlamentit, prandaj edhe komentet e tij publike janë të gjitha me gjuhën e batakçiut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Afera e Teatrit Kombëtar është grabitje kriminale që Edi Rama ka më se një vit që e përgatit në bashkëpunim me klientët e tij. Në këtë aferë do të vidhet prona publike për të ndërtuar kulla të larta që do financohen me para të krimit dhe drogës. Ky që garantoi karrierën me 20 për qindshin për çdo leje ndërtimi dhe u ngrit në majë të politikës me formulën “një pallat, një votë”, tani sillet si një bandit që do të grabisë 100 për qind të Shqipërisë.

I dështuar në qeverisje, i demaskuar para gjithë botës si i paaftë, i korruptuar dhe i kalbëzuar moralisht, Edi Rama kërkon ngushëllim dhe mbrojtje duke u bërë njësh me oligarkë, kriminelë dhe hajdutë për të mbrojtur pushtetin dhe bërë para duke betonizuar dhe grabitur Shqipërinë.

Dhunuesi i Parlamentit, Kushtetutës dhe ligjit është Edi Rama. Dhunuesi i shqiptarëve është Edi Rama që pasi u vodhi votën, po vjedh edhe pasurinë publike për të shtuar pasurinë e vet private. Dhunuesi i Shqipërisë është Edi Rama që po na mbyll derën e Europës për të pestin vit me rradhë. Sot ai mund të ngrejë kulla dhe të pastrojë paratë e drogës në çdo cep të Tiranës, por e afërt është dita kur këto zulllume do ta zënë poshtë bashkë me Fikun e Tiranës!

ME TE LEXUARAT