Bëhet gati për luftë shteti më paqësor i botës

Gjatë dy javëve të fundit, çdo familje në Suedi mori një broshurë udhëzimesh se si të përgatiteshpër luftë. Udhëzimet e qeverisë jepnin instruksione që çdo banor suedez për t’i rezistonte pushtimit me të gjitha mjetet e nevojshme.

Kliko per me shume info

Ditën e sotme qeveria suedeze ka deklaruar se broshuara ka ardhur si pasojë e agresionit rus në rajon.

Fletëpalosja është përkthyer në arabisht, somalisht dhe një mori gjuhësh të tjera për t’u kuptuat nga emigrantët e sapoardhur, shumica e të cilëve mund të rekrutohen në forcat e armatosura.

Mesazhi themelor i fletëppalosjes është i pagabueshëm. Në rast sulmi, gjithkush në vend duhet të bëjë pikërisht atë që i është thënë, duke siguruar mbështetje mjekësore dhe duke luftuar deri në vdekje.

Broshura shkruan se:

Për shumë vite, përgatitjet e Suedisë për tu përgatitur për një luftë të mundshme kanë qenë tejet të kufizuara. Megjithatë, duke qënë se bota rreth nesh ka ndryshuar, qeveria ka vendosur të forcojë mbrojtjen Suedisë … Niveli i gatishmërisë për emergjencat në kohë paqeje është një bazë e rëndësishme e elasticitetit tonë në rast lufte. Nëse Suedia sulmohet nga një vend tjetër, ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Të gjitha informatat se rezistenca e popullit duhet të marrë fund, janë të rreme”.
Kjo është një rikthim i papritur në ditët e errëta të viteve 1940, kur luftëtarët e rezistencës finlandeze dhe norvegjeze luftuan me ushtrinë sovjetike dhe naziste, ndërkohë që Suedia frikësohej te ndërhynte.

Por është gjithashtu një kambanë alarmi se në këtë qoshe paqësore të Evropës, është rikthyer sërish frika për shpërthimin e luftës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.