Berisha: Nuk ka negociata pa kushte për Shqipërinë

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë të dhënë në Ora News për gazetarin Everest Dedaj, tha se Shqipërisë do t’i hapen negociatat vetëm me kushte.

I pyetur nga gazetari Dedaj nëse kjo ishte analizë apo kishte informacion, ish-kreu i qeverisë tregoi se çfarë bisedoi në takimet që pati gjatë vizitës së tij në Gjermani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Mendoj se opozita gjatë këtyre dy muajve të fundit ka ngritur një strategji proteste e cila ka shënuar sukseset e para të rëndësishme, në kuptimin që Edi Rama kudo që shkon pritet me urrejtje, shoqërohet nga shumë gardistë dhe policë. Qytetarët dalin e bllokojnë me orë të tëra në hotel siç bënë në Peshkoi. Mendoj se opozita ka shënuar një rezultat të jashtëzakonshëm në këtë drejtim. Vendi është në një rrugëkryq dramatike. Kësaj here Shqipëria e cila duhet të kishte hapur negociatat që në vitin 2016-të jo vetëm që nuk i hapi, por s’po i hap dot as në 2018-n. Isha në Gjermani takova plot miq atje, nuk ka hapja negociatash pa kushte për Shqipërinë. Sepse është evidente sepse nuk janë plotësuar kushtet, drejtësia është degë e ekzekutivit shqiptar. Ditën që do të vlerësohej Shqipëria bëhet grushti shtetit brenda shtetit, u asgjësua Gjykata Kushtetuese’, deklaroi Berisha.

ME TE LEXUARAT