Berisha: Rënia e Euros po helmon ekonominë

Aktualitet

Niveli më i ulët që ka njohur këmbimi i Euros këtë fundjavë vitet e fundit është komentuar dhe nga ish-Kryeministri Berisha. Ai bën përgjegjës qeverinë, të cilën e quan narko-shtet. Kjo rënie dramatike e kursit të saj po helmon ekonominë shqiptare, shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Berishës, narko-Eurot kanë arritur të rrisin ndjeshëm çmimet e apartamenteve dhe për larjen e tyre qeveritarët mafiozë kanë rritur këtë vit gjerë në 273% lëshimin e lejeve të ndërtimit duke shndërruar Tiranën, Durrësin, Fierin, Vlorën në megapolet e larjes së parave të drogës në Europë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkaku i vetëm i dramës shqiptare të Euros, shkruan Berisha, janë kamionat me narko-euro që vërshojnë çdo ditë nga trafiku i drogës në ekonominë e narkoshtetit shqiptar. Berisha e cilëson si qesharake qëndrimin zyrtar për uljen e Euros, që e lidhin këtë fenomen me fluksin e madh turistik. Ai ironizon duke thënë se, për herë të parë ‘fajin nuk e ka Saliu, por turistët’.

ME TE LEXUARAT