Botërori shkakton kaos në Rinas! Ulen tre avionë, njerëzit në pritje, punonjësit shohin ndeshjen

Aktualitet

Ish-ministri i Drejtesise Ylli Manjani ka denoncuar radhët e gjata në aeroportin e Rinasit. Ngjarja ka ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Rinas ku janë ulur tre avionë njëkohësisht, por sportelet e pikave të kontrollit për ti pritur ishin të pamjaftueshme.

Situata është denoncuar nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili ka publikuar në rrjete sociale një foto ku tregon se si është tejmbushur salla e pritjes në aeroportin e Rinasit, ku me qindra passagjerë të cilët sapo kanë zbritur në Rinas kërkojnë të kalojnë në pikat e kontrollit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri vijon më tej ironinë e tij, duke zbuluar nhjë fakt të rëndësinë, që kontrollorët në Rinas nuk punojnë, pasi janë duke parë ndeshjet e futbollit.

Ja postimi i Manjanit:

Tani në orën 21:00 në Rinas!

Nuk ka ndodhur ndonjë fluks i madh. Thjesht janë shkarkuar tre avionë njëkohësisht, siç ndodh rregullisht në këtë orë. Ama tabela “Mirsevini nê Shqipëri” është në punë. Normal Tabela nuk sheh futboll!

ME TE LEXUARAT