Britanikët sugjerojnë Shqipërinë: 7 arsyet për ta vizituar

Aktualitet

Britanikja “Metro” jep 7 arsye për të shkuar në Shqipëri, të cilat variojnë që nga jeta e natës e deri tek kulinaria dhe natyra, duke e bërë kështu tërheqëse për shumë grupmosha të ndryshme.

Shqipëria është sugjeruar nga shumë media ndërkombëtare si vendi që s’duhet humbur pa u vizituar. Një tjetër artikull vjen nga e përditshmja britanike “Metro” e cila rendit 7 arsyet pse duhet shkuar në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pari në listë renditet kërcimi gjatë gjithë natës. Madje duke i treguar edhe vendin se ku, në festivalin butik “Kala” i cili organizohet këtë vit për herë të parë në plazhin e Dhërmiut.

“Të qetësohesh në plazh” është arsyeja e dytë. Gazeta Britanike “Metro” shkruan se vija bregdetare e Shqipërisë është e mjaftueshme e gjatë për ta eksploruar gjatë gjithë jetës. Në mënyrë të veçantë sugjeron bregdetin e jugut të Shqipërisë, një pjesë e të cilës është ende e pazbuluar.

Pasuritë e shumta arkeologjike dhe pikat e mbrojtura nga UNESCO janë arsyeja e tretë.

Por edhe bunkerët dhe muzetë e komunizmit janë një tjetër arsye sipas shtypit britanik.

Koktejlet dhe kryeqyteti shumëngjyrësh renditen të pestët në listën e e arsyeve të vizitës në Shqipëri, duke e argumentuar me larminë e bareve në zonën e ish bllokut në Tiranë.

Kulinaria është arsyeja e gjashtë dhe për gazetën “Metro” kjo është një pikë e rëndësishme pasi turistët mund të kënaqen duke ngrënë pjata të shijshme që variojnë që nga sufllaqet, sallatrat, mishi e deri tek ushqimi i freskët i detit.

Në fund, e përditshmja britanike “Metro” me tirazhin më të lartë në vend 1.47 milionë nënvizon se nuk duhen humbur Alpet e Shqipërisë dhe Liqeni i Ohrit.

Mos u habisni kur të shihni fermerët që po lërojnë tokën me kaun dhe zgjedhën – shkruan gazeta Metro, e cila ujërat kristal të Liqenit të Ohrit i përshkruan si diçka nga parajsa.

ME TE LEXUARAT