Çifti shqiptar e pranon hapur në ekran: “Nuk jemi burrë e grua, jemi dashnorë”

Showbiz

Ato kanë refuzuar të bëjnë dasmë, të mbajnë unaza dhe të quajnë njëri tjetrin burrë e grua, edhe përse ligjërisht janë të martuar. Bëhet fjalë për aktorin Neritan Liçajn dhe bashkëshorten e tij Holta, të cilët kanë më shumë se 21 vjet së bashku dhe preferojnë të ndjehen si dashnorë.

“Ne kemi qenë gjithmonë një çift anti-konformist, pa patur asgjë me ata që ruajnë ritualet e mrekullueshme të pirjes së kafeve, shkëmbimit të unazave apo të të bërit të dasmës. Ne të dy nuk kemi qenë tipa të tillë, ne vazhdojmë ta konsiderojmë njëri-tjetrin më tepër si dashnorë dhe jo si burrë e grua. Në vazhdojmë të jemi si ditët e para. Nuk e kemi diskutuar ndonjëherë dasmën, s’jemi tipa të tillë, nuk mbajmë unaza.” – tregoi aktori Neritan Liçaj, i ftuar në studion e emisionit “Rudina” në televizionin “Klan”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Historia e tyre e dashurisë kishte nisur në Akademinë e Arteve në vitin 1997 dhe ishte dashuri me shikim të parë.

“Ne jemi njohur më 1997, unë isha asistent pedagog dhe Holta ishte studente. Ka qenë Janar kur jemi njohur dhe ishte sezon provimesh. Holta kishte shumë miqësi me studentët e mi. Më bëri përshtypje, ishte njeri plot dritë, e gjallë dhe pyeta një mikun tim për të. I thash: “Shumë tip qenka”. Dhe ai më tha se do ma prezantonte. Dhe ashtu ndodhi. Ishte një goditje dashurie me shikim të parë. I gjeta numrin e telefonit, filluan telefonatat dhe të dalurat për kafe siç ndodh zakonisht. Më pas filluam të frekuentoheshim”, tha aktori.

Holta zbuloi se ishte ajo që kishte tentuar të puthte për herë të parë aktorin dhe se kishin nisur bashkëjetesën shumë shpejt.

“Ne të dy nuk kemi qenë tipa të zakoneve, kemi bashkëjetuar që në vite të hershme, që kur ka qenë e pazakontë bashkëjetesa. Erdhi natyrshëm qëndrimi jonë bashkë, bashkëjetesa dhe celebrimi i cili ka qenë më tepër si gjë që duhej bërë. Ne nuk e kemi ndjekur traditën edhe pse është gjë shumë e bukur. Kam qenë unë ajo që kam vajtur dhe e kam takuar sepse kërkoja regjisorin e shfaqjes. Neritani ishte ndryshe nga djemtë e tjerë, të linte hapsirë. Madje kam qenë unë e para që kam tentuar ta puth, Neri nuk të ngacmonte me fjalë dhe as me veprime”, shtoi Holta.

ME TE LEXUARAT