Emoji, pse Google e hoqi vezën nga sallata?

Teknologji

Pas debatit online vjeshtën e shkuar për emoji e hamburgerit dhe vendosja e rregullt e përbërësve, një tjetër diskutim nisi, dhe këtë herë për emojin e sallatës.

Në qendër është gjithnjë Google që ka bërë të ditur se ka hequr vezën nga sallata, më sistemin e ri operativ Android P.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një menaxhere e Google, Jennifer Daniel, ka postuar foto të sallatës së re pa vezë.

“Flitet shumë për diversitetin në Google, kështu që nëse keni nevojë për prova se Google e ka prioritet, ju kërkoj vëmendjen mbi emojin e sallatës. Hoqëm vezën, për ta bërë sallatën më të pranueshme për vegjetarianët."

ME TE LEXUARAT