Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj sapo konfirmuan lidhjen e tyre

Dy këngëtarët e njohur Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi prej gati 1 viti po përfliten për një lidhje dashurie mes tyre. Megjithatë dyshja nuk e ka konfirmuar asnjëherë që janë të dashur duke thënë që janë vetëm miq dhe kolegë të mirë.

Por mesa duket çifti i njohur ka vendosur ta konfirmojë lidhjen ditën e sotme, pasi që të dy këngëtarët kanë postuar foto dhe video nga i njëjti vend ku ndodhen me pushime.

Kliko per me shume info

Ka qënë Eni e para që ka publikuar imazhe nga liqeni mbi të cilin po lundrojnë e më pas edhe Genci ka postuar video nga po i njëjti vend.

Mesa duket çifti ka vendosur të mos flasë publikisht për lidhjen intime, por detajet e shumta na kanë lënë të kuptojmë se Eni dhe Genci janë më shumë se thjesht miq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.