”Fiket” prokurori i Apelit, ka gënjyer për huanë e dhënë nga vjehërrit (I gjenden një sërë shkeljesh)

Ka nisur seanca në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Gentian Trenova.

Kliko per me shume info

Trupa gjykuese përbëhet nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj(kryesues) dhe Brunilda Bekteshi.

Sipas ILDKPI Trenova ka kryer deklarim të rremë të pasurisë. Ai ka deklaruar një hua prej 5 mijë eurosh të marrë nga prindërit e bashkëshortes së tij, dhe një shifër tjetër të majme sikur i është dhënë nga të tjerë të afërm. Ai disponon dy automjete një ‘’Benz” dhe një ‘’Volsvagen”.

Deklarimi i rremë kap vlerën e 12 mijë eurove. Trenova ka ndërmarrë veprime fiktive në zyrën e pasurive të paluajtshme, pasi ka shtuar një kat në apartamentin e tij dhe më pas ia ka dhuruar vjehrrës.

Deklarim i rreme lidhur me burimim e të ardhurave për të realizur ndërtimin e shtesës së pallatit.

Trenova jeton vetë në këtë apartament jo vjehri dhe vjehra. Huaja e marrë nga nëna dhe motra në shumën e 3 milionë lekëve nuk justifikohet me dokumenta.

Në lidhje me aftësitë profesionale Prokuroria e Përgjithshme ka konstatuar se Gentian Trenova ka aftësi të mira profesionale.

Gentian Trenova ka lindur në Tiranë në tetor 1979. Shkollën e mesme e ka ndjekur në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë në vitet 1994-1998. Në Vitin 1998-2002 ai kreu arsimin e lartë në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.

Në tetor të 2005 ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, ndërsa më pas Prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.