Furtuna në Tiranë prek dhe RTSH-në, ndërpritet ndeshja Brazil – Kosta Rica

Aktualitet

Radio Televizioni Shqiptar, që ka ekskluzivitetin e transmetimit të ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Futbollit, ka ndërprerë disa herë transmetimin e ndeshjes Brazil – Kosta Rica.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0, megjithatë në vendin tonë ky 45 minutësh nuk u ndoq i plotë pasi Televizioni Publik Shqiptar pati probleme me sinjalin e transmetimit duke e ndërprerë sfidën në minutën e 15-të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vend të ndeshjes televizioni transmetoi vetëm reklama.

Mungesa e sinjalit mund të jetë shkaktuar nga furtuna që përfshiu Tiranën ditën e sotme. Por, nuk është serioze që një televizion që siguron ekskluzivitetin e një aktiviteti të tillë, të ndërpresë transmetimin për shkak të shiut.

ME TE LEXUARAT