Gentian Zenelaj e quajti marionetë të politikës, reagon ashpër Erion Isai

Showbiz

Prishja dhe rindërtimi i teatrit është kthyer në një mollë sherri mes artistëve. Disa prej tyre janë pro prishjes dhe rindërtimi të teatrit, ndërsa disa të tjerë e kundërshtojnë në mënyrë kategorike.

Pikërisht kjo çështje ngjalli një debat të ashpër ditën e sotme mes aktorit të humorit, Gentian Zenelaj dhe drejtorit të ri të Teatrit të Kukullave, Erion Isait. Pasi ky i fundit doli hapur pro prishjes së  teatrit, Gentian Zenelaj e akuzoi se për shkak të politikës ai ishte i detyruar të gëlltiste gjëra që nuk duheshin dhe i kërkoi që të mos bëhej marionetë e komanduar e politikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas statusit të Gentian Zenelajt, aktori Erion Isai ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, të cilin e ka shoqëruar edhe me një foto komprometuese. Në këtë foto shfaqet në një tavolinë aktori i madh Robert Ndrenika me kryetarin e opozitës, Lulëzim Basha.

“Mikut tim Gent Zeneli

I dashur Gent. Mendimi ndryshe, nuk bën as njërin dhe as tjetrin dele të zezë apo të bardhë. Po ç’lidhje ka partia me parametrat e teatrit?

Nuk e di ku e gjete etiketimin dhe fyerjen ndaj artistëve. E kundërta gjendej në shkrimin tim. Flisja për teatralet e politikës që gjetën një rast të bëjnë rolin e vajtojacave për teatrin.

Që ti vëmë pikë. Jam për një teatër të ri! Që ti përgjigjet kërkesave të komunitetit, pra të atyre që ti thua: Mirush Kabashit, Robert Ndrenikës, etj etj… se këta janë teatri. Teatralet, kanë tjetër detyrë.

P.s: më njeh që të vogël dhe ma di pasionin dhe dëshirën e të bërit të gjërave. Dhe komentet mbi përgjegjësinë time të re, nuk do ti përgjigjem me asnjë fjalë. Do investohem ta tregoj me punë. Përqafime.” – ka shkruar Erion Isai në statusin e tij në Facebook.

ME TE LEXUARAT