Goli i Shaqirit, komentatori shqiptar bëhet hit në internet

Kliko per me shume info

Gol kuqezi dhe festim me shqiponjë. Mbrëmja e djeshme ka qënë ndër më të bukurat për popullin shqiptarë, që ishin të mbërthyer përpara ekranit për të parë një nga ndeshjet më klasike të Botërorit Rusi 2018.

Serbi-Zvicër ishte padyshim një 90 minutësh që përtej fushës së blertë ishte dhe një duel mes dy historive, politikës dhe jo vetëm. Katër futbollistë shqiptarë, me origjinë kosovare arritën të ishin në fushë, kundër “armiqve” të përbetuar që shumë vite më parë kanë bërë ligjin në territorin kosovar.

Kliko per me shume info

Megjithatë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri arritën të lënë gjurmën në memorien e serbëve, që pavarësisht dy golave që realizuan, duke i hequr dhe fitoren nga duart, çka do të ishte dhe një kualifikim më tej, festuan me shqiponjë.

Jo vetëm kaq. Festimi me shqiponjë bëri xhiron e mediave botërore e bashkë me të dhe komentatori shqiptarë. Komentatori i Radio Televizioni Kosovarë “RTK” u bë hit në internet me komentimin e tij tek goli i Shaqirit. Thjështë …pafjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.