Banorët e Valbonës e Dragobisë arrijnë fitoren e parë, gjykata pezullon ndërtimin e HEC-eve

Banoret e fshatrave ne veri te Shqiperise, ne zonen turistike te vendit ne Alpe kane shenuar nje fitore te radhes ne betejen e tyre per mbrojtje e natyres.

Nderkohe qe banoret e Dragobise kane dy dite qe protestojne kunder shperthimeve me tritol qe kane demtuar banesat, shkaterruar linjen e furnizimit me energji dhe rrezikuan jeten e njerezve e te bagetive, gjykata ka vendosur pezullimin e punimeve per ndertimin e HEC-eve ne Valbone dhe ne Dragobi.

Kliko per me shume info

“Me daten 6 qershor, me seance te mbyllur, gjykata e apelit ka vendosur te merituar kekesen te 27 banoreve dhe OJF TOKA per te pezulluar punimet e Dragobia Energy deri kur te dale vendimi perfundimtar i gjykates per kete ceshtje!!!!”, njoftoi sot shoqata Toka.

Ne fakt te gjithe banoret e zones jane bere deshmitare muajt e fundit te faktit se lumi i Valbones, perla e veriut te vendit, ka humbur kaltersine e saj pasi uji eshte turbulluar e ndotur krejt si pasoje e punimeve qe jane bere ne shtratin e lumit per ngritjen e digave dhe devijimin e rrjedhes natyrale.

Ka pasur raportime nderkohe per ngordhjen masive edhe te troftes, peshkut te rralle qe rritej ne lumin e Valbones.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.