Kotzias flet nga Moska për problemet me Shqipërinë: Do t’i zgjidh…

Politikë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias është takuar sot në Moskë me homologun rus Sergei Lavrov gjatë një vizite zyrtare.

Lavrov pranoi ftesën e Kotzias për të vizituar Greqinë në muajin shtator.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri grek Kotzias bëri me dije diskutoi një sërë çështjesh me Lavrov, si zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, problemet në Europën Juglindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikëne Veriut.

Lidhur me problemet me Shqipërinë, Kotzias deklaroi se “do t’i zgjidhë përpara se të marrë pushimet e verës”.

“Jemi gjithashtu në proces për zgjidhjen e çështjeve me Shqipërinë që janë në pritje prej 30 apo 80 vitesh. Para se të shkoj me pushime do t’i përfundoj, përndryshe nuk do të pushoj”, është shprehur Kotzias.

ME TE LEXUARAT