Kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja kalon vettingun, avokati akuza të forta ndaj KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja i cili ne kete menyre e kalon vettingun.

Dedja nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme por u përfaqësua nga avokati i tij, Maksim Haxhia, i cili kishte paraqitur dy kërkesa, që nuk u morën parasysh.

Kliko per me shume info

Pavarësisht kësaj, trupa gjykuese e perbere nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine vendosi që ta konfirmojë Dedjen ne detyre.

“Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash konfirmin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja me funksion gjyqëtar, kryetar i Gjykatës Kushtetuese”.

Avokati Maks Haxhia, pas vendimit, nuk i kurseu kritikat ndaj relatores së Çështjes, Xhensila Pine, që kishte konkluduar se Dedja kishte paqartësi dhe para të pajustifikuara në deklaratat e pasurive.

Deklarata nga Maks Haxhia:
Nga verifikimet tona rezultoi se ka një fakt, që Mensur Dedja apartamentin që e ka blerë 40 mijë euro e ka vënë kolateral për nipin e vet në bankë që tregon se ka pasur financa për këtë. Ai që ka parë emrin e Mensurit është gezuar, e nuk ka avancuar në verifikim që ai ka marrë kredi apo si.

Ne kur bëmë kërkesën i bëmë prezent trupës se ishte e habitshme për atë fakt, pasi detajet na u vunë në dispozicion, dhe ai bën prapsime, kjo nuk ishte vënë, që do të thotë që në këtë pikë ka ceduar. Është një rast sporadik nuk mund të them që cenohet procedurat e komisionit, duket të shpërbeje që të hetohet.

Haxhia shtoi më tej se mungesa e një hetimi të thelluar ka cënuar figurën dhe personalitetin e gjyqtarit.

Deklarata nga Maks Haxhia: Ky rast nuk është shqyrtuar në dokumentacion dhe nuk ishte bërë prezent sipas procedurave. Ky rast duhet të shërbejë që të mos mjaftohet me një të dhënë e cila patjetër duhet të hetohet dhe shkohet deri në fund.

Një kolateral, duhet të shikosh në favor të cilës bankë është vënë, në favor të kujt kredie dhe të kujt subjekti. Mund të vë dhe unë kolateral por mund të vë dhe për njerëzit dhe të afërmit e mi.Është një rast sporadik. Më erdhi keq se u cënua në publik figura dhe personaliteti që për mua është një nga personalitetet më korrekte të sistemit të drejtësisë, zoti Dedja.

Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha janë të vetmit nga Gjykata Kushtetuese që kanë kaluar me sukses procesin e Vettingut.

Më parë nga Gjykata Kushtetuese u shkarkuan për mosjustifikim të pasurive, anëtarët Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha, ndërsa ka dhënë dorëheqje Besnik Imeraj përpara nisjes së procesit.

Ndërsa i fundit që ka mbetur pa kaluar në “filtra” është Gani Dizdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.