Bankës së Shqipërisë i del situata jashtë kontrollit, euro në pikiatë edhe pas ndërhyrjes

Aktualitet

Monedha e përbashkët europiane ka vijuar rënien edhe pas ndërhyrjes në treg për të blerë valutë nga Banka e Shqipërisë.

Te henen me 18 qershor një euro këmbehet me 125.77 lekë, duke u dobësuar me 0.34 lekë që prej ditës së premte. Një nga efektet kryesore të mbiçmimit të lekut është nisja e sezonit turistik, ndërsa Banka Qendrore nuk ka ndërprerë operacionet e saj për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë një samiti të vendeve të rajonit të mbajtur në Malin e Zi, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se ndërhyrja në kursin e këmbimit valutor ishte e domosdoshme për sa kohë që përbënte rrezik për nivelin e inflacionit.

Sipas analizës së prezantuar në këtë samit, Sejko tha se leku është mbiçmuar me 7% vetëm gjatë këtij viti, ndërsa u vu re se në ndryshim nga vitet 2016 dhe 2017, këtë vit faktorët që kanë ndikuar nuk kanë qenë fondamentalë: investimet e huaja, shkëmbimet tregtare dhe remitancat. Ai sqaroi se ndërhyrja në tërheqjen e valutës nga tregu ishte e detyruar pasi nuk kishte më hapësirë për të ulur më shumë normën bazë të interesit.

ME TE LEXUARAT