Kush është Elidon Habilaj, ish-oficeri që mashtroi britanikët dhe fshihet në Vlorë

Aktualitet

Pasi shkoi në Dover të Anglisë ilegalisht, i fshehur në një kamion, Elidon Habilaj u ka thënë autoriteteve atje se po largohej nga lufta e Kosovës. Në të vërtetë, ai kishte ikur nga Shqipëria, dhe kishte kërkuar azil duke përdorur një emër të rremë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet i dhanë të drejtën e qëndrimit dhe ai kishte mbajtur një profil të ulët publik. Por pas zbulimit të mashtrimit ai kishte qenë në shënjestër të policisë britanike. 40-vjeçari u burgos për 18 muaj në mungesë pasi fitoi shtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar duke gënjyer zyrtarët.

LEXO EDHE:VIDEO-FOTO/ Shqiptarët bënin kërdinë me grabitje në Spanjë, ja kush janë kapot

Daily Mail ka zbuluar ish-oficeri i inteligjencës të Agjencisë së Krimeve të Organizuar (Soca) se ndodhet në atdheun e tij në Vlorë. Ai ka kaluar gjashtë vjet duke iu fshehur autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar për të cilën ai dikur ka punuar – madje mburrej me përvojën e punës  së tij me policinë britanike për të fituar punë  në Shqipëri.

Ironikisht, Soca tani pjesë e Agjencisë Kombëtare të Krimit, me nofkën e ‘FBI britanike’ – kishte hetuar Habilajn pa e kuptuar se ishte një nga punonjësit e saj. Shqiptari arriti në Britani në vitin 1998 dhe pretendoi se ishte një kosovar me emrin Bekim Ademi. Ai tha se vëllai i tij ishte torturuar me vdekje dhe babai i tij u vra gjatë luftës së Kosovës.

Autoritetet britanike i besuan atij, dhe atij iu dha azil i plotë në nëntor 2001, dhe shtetësia pesë vjet më vonë. Ai u punësua nga Policia Metropolitane dhe më vonë në Soca, ku punoi si një oficer i shërbimit të fshehtë në ekipin e vendndodhjes së tij në Londër, duke ndihmuar në gjetjen e kriminelëve të dyshuar të kërkuar për ekstradim. Më në fund, ai u demaskua pasi u kontrollua dosja e tij dhe u zbuluan një bazë të dhënash.

Kontrollet  zbuluan se ai kishte lindur në Shqipëri dhe jo në Kosovë, ai  nuk kishte vëlla, por babai i tij ishte gjallë dhe jetonte në Vlorë. Pasi ai u arratis para gjyqit, gjyqtari Martyn Zeidman QC lëshoi ??një urdhër arrest për Habilajn nëse ai gjurmohej. Urdhëresa mbeti ligjërisht në fuqi derisa i dyshuarit të kapen ose të kthehen vullnetarisht për t’u përballur me drejtësinë.

ME TE LEXUARAT