Mjeku fierak bën mrekullinë në spital dhe fiton respektin e të gjithëve

Mjeku neurolog Roel Zoga, i cili punoi për disa vjet në spitalin Rajonal të Fierit, ka lënë një trashëgimi shumë të pasur në pavionin ku punoi. Ai për disa vjet ka shpenzuar paratë e tij duke rregulluar komplet katin e tretë të godinës së spitalit.

Kliko per me shume info

Përfshirë korridorin, dhomat e pacientëve, banjot, mensën e ngrënies, dhomën e mjekut roje etj. “Teksa i kemi parë këto ambiente, kemi pyetur infermierët të cilët ndodheshin në punë në atë moment dhe na kanë treguar se këto rregullime i ka bërë mjeku pasionant Roel Zoga, i cili gëzonte respektin e të gjithëve.

Ata na treguan se mjeku Zoga, i ka financuar këto punime pak e nga pak, sa herë merrte rrogën ai bënte diçka në katin e tij të punës. Por t’i mbledhësh të gjitha së bashku, bëhet një shumë tepër e konsiderueshme”, shkruan portali “Fierisot.com”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.