Neymar "tremb" Brazilin, lë në mes stërvitjen

Sport

Kombetarja e Brazilit ka marre lajme aspak të mira. Në stërvitjen e fundit që kombëtarja "Seleçaos" zhvilloi ylli i ekipit, Neymar Jr ka ndjerë një shqetësim në këmbën e tij të djathtë.

Vetëm pas 15 minutash në stërvitje, përgatitje të përgjithshme e në të cilin mori pjesë edhe tekniku Tite -, sulmuesi i Psg braktisi seancën gati duke çaluar, pasi mori një goditje në këmbën e djathtë, atë në të cilën ishte dëmtuar (e operuar) dy muaj më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ylli i Seleçaos është shoqëruar jashtë fushës dhe është në dyshim të fortë për garën me Kosta Rikën të premten në 22 qershor, por frika është mos Brazili duhet të bëjë pa numrin e tij 10 edhe për më shumë…

ME TE LEXUARAT