Në “fije të perit”/ Turisti shpëton gruan e varur me makinë në katin e 5-stë të një parkingu (VIDEO)

Një shofere në Santa Monica, Kaliforni, i shpëtoi një vdekjeje të sigurtë të hënën, kur një turist francez e shpëtoi, pasi makina e saj varej nga kati i pestë i një garazhi parkimi.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve në Santa Monica, incidenti ndodhi rreth orës 10:30 në City Parking Structure Nr 5, ku ata thonë se një grua në të 60-at tentonte të parkonte makinën Honda Civic të saj, por aksidentalisht shtypi gazin në vend të pedales së frenave.

Kliko per me shume info

Automjeti kaloi nivelin e parkimi dhe u la varur në mënyrë të pasigurt mbi rrugën më poshtë, me vetëm kabllot penguese të çelikut të cilët e mbanin atë që të mos binte./lajmifundit.al


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.