Nxjerr fytyrën e vërtetë pas 27 vitesh, deputetja dikur anëtare e mafias më të fuqishme në botë

Bota

Piera Aiello, deputete e parlamentit italian e zgjedhur në radhët e Lëvizjes 5 Yjet, ka treguar fytyrën për herë të parë para publikut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për 27 vjet ajo ka jetuar nën mbrojtjen e policisë pasi është një dëshmitare e drejtësisë.

Aiello ka qenë pjesëtare e familjes mafioze Atria në Catania, ku bos është as më shumë e as më pak, por vetë kreu i Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro.

Ajello është kunata e Rita Atria-s, e cila në vitin 1992 u bë e famshme se shpalli distancimin nga mafia pikërisht pas vrasjes së Paolo Borsellinos.

Pas këtij akti, Rita u vetëvra tragjikisht(të paktën zyrtarisht) ndërsa Piera vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë për të denoncuar krimet e familjes së saj mafioze.

Në zgjedhjet e 4 marsit ajo garoi si kandidate për deputete direkte pikërisht në zonën zgjedhore më të “nxehtë” të Catania-s që është feud i Messina Denaros.

Gjatë fushatës, Aiello nuk doli kurrë në publik për motive sigurie, kurse zyrtarët e partisë shpallën si kandidate për deputete duke folur në distancë për të.

Piera fitoi zgjedhjet dhe vetëm dje doli në një manifestim publik.

Pikërisht në përkujtimoren e vrasjes së kapitenit të policisë, Mario D’Aleo, në Valderice të Trapanit, zonë shumë e njohur e ku në vite janë rritur killerat e Cosa Nostra-s.

ME TE LEXUARAT