Botërori 2018, parashikimi i orakullit Akil: Rusia fiton me Arabinë Saudite

Aktualitet

Tifozët e Rusisë duhet të jenë të lumtur para ndeshjes hapëse të Botërorit, që përfaqësuesja e vendin organizator do ta luajë kundër Arabisë Saudite: Orakulli ka parashikuar fitoren e vendasve.

Bëhet fjalë për maçokun e bardhë Akil, e përzgjedhur për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve të Botërorit. Kafsha ma katër këmbë, që vjen nga një muze i qytetit Shën Pjetërburg, e vendosur para dilemës së ushqimit, ka preferuar vazon e qelqit me flamurin e Rusisë, transmeton Super Sport.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sigurisht që Rusia është favorite, por kur e thotë edhe “orakulli”, atëherë nuk duhet të kesh asnjë dyshim mbi suksesin e saj.

Nuk është hera e parë që në botën e futbollit, pikërisht në Botëror, kafshët konsiderohen fatsjellëse.

Oktapodi Pol, që jetonte në një akuarium në qytetin Oberhausen të Gjermanisë u bë i famshëm në të gjithë botën për parashikimet e sakta të ndeshjeve të përfaqësueses së “Pancerave”, sidomos në Botërorin “Afrikë 2010”. Që nga Kupa e Botës së para 8 viteve çdo event i rëndësishëm futbollistik ka parashikuesin e tij nga bota e kafshëve.

ME TE LEXUARAT