Pas Julit dhe Albanos, reagon edhe Visjan Ukcenaj për largimin nga “Vizion plus”

Lajmi se spektakli i humorit “Apartamenti 2xl” do të zhvendoset në televizionin “Klan” ka qënë lajmi më i diskutuar në ditët e fundit në mediat rozë.

Ishte producenti i programit, Turjan Hysko ai që tregoi publikisht i pari se bashkë me trupën e aktorëve sezoni i ri do t’i gjente në “Klan”.

Kliko per me shume info

Pas tij aktorët e “Apartamentit 2xl” Julian Deda dhe Albano Bogdo konfirmuan largimin, Juli nëpërmjet postimt të tij në Instagram falenderoi “Vizion plus” për mbështetjen dhe bashkëpunimin në gjithë këto vite.

Faleminderit Vizion Plus dhe TRING.

Po ashtu edhe Albano konfirmoi largimin.

Por as Visjan Ukcenaj nuk ka qendruar i heshtur dhe po ashtu ka konfirmuar në Instagram largmin nga “Vizion plus” dhe “Tring”, duke i falenderuar për gjithçka në lidhje me spektaklin e njohur.

“Dashuria e parë nuk harrohet kurreë Faleminderit “Tring” dhe “Vizion Plus” për këtë rrugëtim fantastik. Jam i lumtur që kam qënë pjesë e juaja. Jeni të gjithë fantastikë. Familja 2xl vazhdon … Shihemi sezonin tjetër në Klan” – ka shkruar Ukcenaj në Instagram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.