Përplasen 4 makina në rrugën e Rinasit, plagosen rëndë katër persona

Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Rinasit mëngjesin e sotëm.

Katër automjete janë përplasur në aksin Tiranë-Rinas, pranë Kasharit duke sjellë plagosjen e katër personave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Katër të lënduarit janë dërguar në gjendje të rëndë në spital ndërsa mësohet se njëra prej makinave është ndarë në dysh.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen ndërsa aski ku ndodhi aksidenti në rrugën drejt Rinasit është bllokuar.

Dyshohet se lagështira në rrugë dhe tejkalimi i shpejtësisë kanë qenë shkak i ngjarjes.

ME TE LEXUARAT