Prokuroria kërkon 8 muaj burg për Tom Doshin, Durim Bamin e Mark Frrokun, pritet seanca e rradhës

Aktualitet

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 8 muaj burg për deputetin e PSD Tom Doshi.

Prokuroria gjithashtu ka kërkuar 8 muaj burg edhe për Durim Bamin e Mark Frrokun.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tom Dosh, ish-kolegu i tij Mark Frroku dhe Durim Bami, ky i fundit i cilësuar si vrasës me pagesë akuzohen për kallëzim të rremë kryer në bashkëpunim.

Sipas prokurorisë, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin krijuan prova të rreme me qëllim që të niste një hetim penal ndaj Ilir Metës, i cili ishte kryeparlamentar në kohën kur u regjistrua video.

Doshi pretendonte që Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij bashkë me ish-deputetin e PD-së Mhill Fufi dhe se këtë gjë ia kishte rrëfyer miku i tij Mark Frroku, por prokuroria pas hetimeve arriti në konkluzionin se gjithçka ishte e sajuar dhe i mori të pandehur.

Ndërkohë mbrotja nga ana e Doshit, Frrokut e Bamit do të bëhet në gjykatë më datë 4 korrik kur do zhvillohet edhe seanca e radhës.

ME TE LEXUARAT