Pse vdiq Enea Ftoj, një tufë me gra të ministrisë në shtëpinë e Eneas

Aktualitet

Vdekja e Enea Ftojit në ambientet e Policisë së Korçës vishet edhe më shumë me mister pas përpjekjeve të strukturave shtetërore, “për të larë duart”.

Sot zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko, zëvendësdrejtorja e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj dhe Drejtorja e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Anila Trimi ishin në familjen e të ndjerit, sipas tyre, për të ofruar mbështetje dhe ndihmë, në bashkëpunim me pushtetin lokal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Do t’i qëndrojmë pranë familjarëve me sa të mundemi,” është shprehur Kuko.

Ndërsa drejtorja e SHÇBA, Anila Trimi ka ritheksuar rezultatet e ekspertizës se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune megjithatë hetimet vazhdojnë.

Enea Ftoi ndërroi jetë më 17 maj në ambientet e paraburgimit të Korçës, ku kishte tre ditë që qëndronte pasi ishte ndaluar për ‘vjedhje me dhunë’. Ftoi ditën kur ndodhi ngjarja, duhej të dilte në sallën e gjyqit për akuzën që rëndonte ndaj tij. Ndonëse familjarët e prisnin atë në sallën e gjyqit, ata u njoftuan për ngjarjen e rëndë.

Fill pas ngjarjes, familjarët e viktimës hodhën akuza të rënda, për policinë, pasi kanë dyshime se djali i tyre është dhunuar në paraburgim, që i ka shkaktuar edhe vdekjen. Po ashtu familjarët akuzojnë punonjësin e policisë, Arqile Ropi, pasi pretendohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj tij. Mes të tjerash familjarët deklarojnë se disponojnë fakte dhe prova që Enea Ftoi është dhunuar dhe më pas vrarë. Ata kanë bërë foto dhe video, ku duken qartë sipas tyre shenjat në trupin e tij.

ME TE LEXUARAT