Raporti/ Shqiptarët të demoralizuar: Nuk jemi të sigurt për jetën këtu

Aktualitet

Shqiptarët nuk mendojnë se janë të sigurtë në vendin e tyre.

Raporti më i fundit për rendin dhe sigurinë i Gallup për 2018-ën e rendit Shqipërinë në mesin e artë, të 71-tën ndër 142 shtete të botës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo renditje e vendos Shqipërinë të fundit në rajon, me pikë të barabarta vetëm me Maqedoninë, ndërkohë që Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina janë bindshëm më mirë në renditje.

Raporti është përpiluar mbi bazën e një sondazhi, ku njerëzit janë pyetur se sa të sigurtë ndihen, a i`u ka ndodhur të grabiten gjatë muajve të fundit, a i`u jep siguri policia lokale dhe a janë sulmuar gjatë 12 muajve të fundit. Me 78 pikë në total, shqiptarët renditen të 71-tët në renditjen totale.

Të dhënat i referohen vitit 2017 dhe tregojnë se, janë vetëm pesë, vendet e tjera në Europë më keq se vendi ynë; Turqia, Greqia, Rusia dhe Ukraina. Të dhënat nuk tregojnë realisht gjendjen e sigurisë në vendin tonë, por perceptimin e njerëzve për të.

Në raportin e vitit të kaluar ndërkohë Shqipëria renditej e 60-ta, paksa se shqiptarët kishin një perceptim më negativ për sigurinë në vend se sa viti pasardhës.

Kjo do të thotë se, shqiptarët janë disi më optimist në krahasim me një vit më parë në drejtim të sigurisë, por se nga ana tjetër, vendet e tjera të botës, e kryesisht ato europiane dhe rajonale kanë pasur një përmirësim bindshëm më të madh.

Në nivel global, vendi më i sigurtë rezulton të jetë Singapori dhe ai më pak i sigurtë Venezuela.

Rezultatet e renditjes tregojnë qartë se gjendja ekonomike e një vendi ndikon në perceptimin e njerëzve mbi sigurinë, pasi renditja e Venezuelës në vend të fundit të listës, më keq se vende në konflikt të armatosur, apo edhe e Greqisë, e ilustron mjaft mirë këtë./scan

ME TE LEXUARAT